Valon Syla reagon keq: Kjo gjykatë shterpe s’po mund jep fakte për Hashim Thaçin e po krijon tensione

Valon Syla reagon keq: Kjo gjykatë shterpe s’po mund jep fakte për Hashim Thaçin e po krijon tensione

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-presidentin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Syla thotë se po privohet e drejta elementare e njeriut, teksa shton se dikush duhet të jap përgjegjësi për joprofesionalizmin e tyre.

 

Postimi i plotë:

Kjo gjykatë shterpe nuk po mund jep fakte për Hashim Thaçin e po krijon tensione nga paaftësia dhe pazotësia me i faktu akuzat për Thaçin dhe tjerët.

Tash po e privon nga e drejta elementare e njeriut që është e drejta për ritual varrimi sipas identitetit, besimit dhe traditës.

Pse ky represion mbi çlirimtarë të Kosovës, kur janë dorëzuar vet atje, para 5 vjete?

E keni tepru me joprofesionalizëm dhe jokompetence. Kush do të jap përgjegjësi për krejt këto?

Dikush duhet të jap përgjegjësi nga ju. Kjo eshte politikë dhe jo drejtësi.

Shpërndaje në: