Valon Syla: Përparim Rama, dështimi më i madh i LDK-së ndonjëherë!

Analisti politik, Valon Syla, ka shprehur shqetësimin e tij për trafikun dhe mungesën e progresit në Prishtinë, duke e cilësuar Përparim Ramën si “dështimin më të madh të LDK-së”, raporton Periskopi.
Sipas Sylës, ora 19:40 dhe trafiku në qytet është ende i bllokuar, duke përmendur si shembuj Dardaninë te Tuneli i Kurrizit dhe rrugën Rexhep Luci te Kino ABC. Ai ka theksuar se punimet e premtuara në këto zona ende nuk janë përfunduar dhe mund të zgjaten deri në gusht.
“Prishtina po rrezikon të degradohet deri sa të bëhet e pajetueshme,” tha Syla, duke shtuar se 8 vjet me Vetëvendosje dhe 4 vjet me Përparim Ramën kanë mjaftuar për të stagnuar qytetin, duke e lënë atë pas kryeqyteteve të tjera të rajonit.