“Valicon” që nxori dje VV-në 52% mori brenda viti 33 mijë euro nga GEN-i i Martin Berishës
![“Valicon” që nxori dje VV-në 52% mori brenda viti 33 mijë euro nga GEN-i i Martin Berishës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/IMG_2908-491x300.jpeg)
33 mijë euro për 12 muaj nga GEN-i i Sllovenisë mori kompania sllovene “Valicon” që nxori dje Vetëvendosjen 52%. Kompani kjo që nisi operimin në Kosovë prej dhjetorit 2023, del të ketë pranuar, rastësisht ose jo, pagesat (katër herë) nga GEN-I saktësisht prej dhjetorit 2023 në nëntor 2024. Ta lexojmë këtë situatë prej fillimi.
Se përse një kompani energjetike shtetërore/private paguan një kompani matjeje të opinionit publik për të kryer sondazhe mbi subjekte politike del të jetë përpjekje për kërkim-përgjigje të pamundshme.
E mu kjo del të jetë çështja me kompaninë sllovene “Valicon” – e cila dje ‘debutoi’ edhe në tregun kosovar – me një sondazh, më së paku thënë, ‘makabër’, e dhënë edhe me lojë shpërblyese “fito 100 euro, plotëso sondazhin” në një portal.
Vetëvendosjen e nxorën 52%: ajo u shpërnda me të madhe në pafund grupet mbështetëse të këtij subjekti, por je edhe nga akterët politikë të cilët e panë këtë sondazh të diskredituar ende pa nxjerrë kokën publikisht.
Por, ka një tregim – të dëshmueshëm – që ky sondazh të çon deri te pushteti: përkatësisht te ambasadori kontraverz i paguar me miliona euro nga GEN-I slloven dega Beograd, raporton Nacionale.
Drejtori i kësaj kompanie sllovene “Valicon” – e regjistruar edhe në Kosovë në tetor të 2023, me vetëm tre punëtorë në staf – del të jetë paguar, rastësisht ose jo, mbi 33 mijë euro nga GEN-I po në këtë periudhë kur është regjistruar në Kosovë.
Në uebsajtin shtetëror slloven “ERAR” ku dokumentohen deri-me-një-cent të gjitha pagesat/transaksonet që kryhen nga buxheti shtetëror: GEN-I rezulton ta ketë paguar brenda kësaj periudhe “Valicon”-in me mbi 33 mijë euro, saktësisht në katër pagesa.
![](https://nacionale.com/uploads/traNZAKSIONET.png)
5.12.2023: 13 mijë e 352 euro
20.05.2024: 9 mijë e 540 euro
28.11.2024: 4 mijë e 575 euro
29.11.2024 (menjëherë të nesërmen): 5 mijë e 953 euro
M’u në këtë periudhë pagesash nis operimi i “Valicon” në Kosovë i regjistruar në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë në tetor të vitit 2023, me 0 euro kapital dhe 3 punëtor staf.
![](https://nacionale.com/uploads/regj.png)
Ndonëse në tetor 2023 i regjistruar në ARBK, kjo kompani e bën postimin e parë në uebsajtin e vet më 19 dhjetor 2023, ku tregon se “Valicon ka hyrë në tregun e Kosovës…për hulumtime të mediave”.
Më saktësisht: dy javë pas pagesës së parë 13 mijë euro nga GEN-I, që u evidentua më sipër.
![](https://nacionale.com/uploads/valicon.png)
Askund nuk e përshkruan veprimtarinë e saj për sondazhe të kësaj natyre: atyreve zgjedhore dhe matjes së disponimeve zgjedhore e partiake.
“Është sondazhi jonë i parë”, na tha dje drejtuesja e “Valicon” në Kosovë, Adriana Makolli – teksa pranoi se s’kanë traditë të bërjes sondazheve: përtej asaj që ishte dhënë për t’u mbushur në portal me audiencë të gjerë të Vetëvendosjes; e për më tepër, edhe me lojë shpërblyese “100 euroshe”.
GEN-I – dhe, ajo që rëndom artikulohet për mafi energjetike, ku figurë kyçe dyshohet të jetë Martin Bertishaj – nxjerr kokën mu në këtë situatë.
Aty, në komunikatë të “Valicon” në Kosovë, jepet drejtuesi si “partner” me emër: Andraz Zorko – notorioz në Slloveni për farkëtim perceptimesh përmes sondazheve të përdredhura politike – si dikush miqësor me ish-drejtuesin e GEN-I, Robert Golob, tash kryeministër.
![](https://nacionale.com/uploads/valicon2.png)
Mjaftojnë kërkime sipërfaqëse në “Google” për të dalë në pafund raportime të mediave sllovene se si Zorko është kontraverz dhe kreator matjesh të opioneneve me synim ndikim “nga e majta” atje.
Për më tepër, në “payroll” të GEN-I – qysh edhe u evidentua mësipër në tranzaksionet të regjiistruar në “ERAR”: uebsajti zyrtar që dokumenon pagesat nga buxheti i shtetit.
Saktësisht në atë kohë, p.sh, media “Nova24”shkruante se si Zorko – drejtori i Valicon – po bëhej edhe zyrtarisht pjesë e “maçineri së propagandës” së partisë “Gibanja Svoboda”, partisë së Robert Golob – “mushkë e parave” të të cilit, është raportuar gjerësisht në mediat sllovene, të ketë qenë Martin Berishaj.