Vali Corleone i plagosur: I kam do n’Siçili – intervista që e bëri të famshëm figurën më kontraverse të rozës
Një déjà vu e emrit – por kiç deri në tavan – e filmit më të njohur në historinë kinematografike “Godfather”, do të na paraqitej nga Gjilani i Kosovës. Si u shndërrua ky njeri, në figurën më të bujshme të rubrikës rozë. Si e testoi veten dikur në muzikë elektro me ‘Absolut’ ku s’thotë absolut asgjë?
Një njeri, me emrin Valentino dhe mbiemrin Corleone, nga ky qytet i Kosovës, do të ngjallte tek publiku kosovar mishërimin e versionit kiç të emrave si Marlond Brando, Al Pacino, e të tjerë. Ai sot rikthehet në rubrikat tona rozë, si i plagosur nga një 22 vjeçare.
Para 10 vitesh, një kronikë e emisionit rozë të Klan Kosovës, kishtë bërë bujë të madhe. Ishte ‘zbuluar’ figura, që më vonë do të dukej si ndër më kontraverset në botën rozë: Valentino Corleone.
Në atë intervistë të para 10 vitesh, Valentino Corleone i Gjilanit, do të tregonte diçka, por jo gjithçka për historinë e tij të emrit dhe mbiemrit.
“Unë jam Vali, njihem si Vali Corleone. Unë në dokumente jam me Valentino Corleone. Për Corleone, du me lanë sekret pak, se i kam do sene pak ma…mu ka bë puna mu ashtu e me u quajtë Corleone. Filmat ata Corleone, s’i kam pa as kurrë në jetë s’du me i pa. Unë me Corleone rri live, në Siçili’.
Pas kësaj interviste, i ashtuquajtur Princ Valentino Corleone, do të ishte në të gjitha mediat rozë të Kosovës por edhe të Shqipërisë.
Pas një kohe kur, paraqitjet e tij anipse sporadike, po bënin bujë të madhe, Princ Valentino e provoi veten pak edhe në muzikë.
Një nga gjërat më të njohura, është ajo ‘Absolut’ ku Vali nuk thotë absolut asgjë.