Valentino Rossi mbyll garën e fundit në karrierë – merr pozitën 10 në Valencia GP
Moto Grand Prix është përshëndetur sot me ikonën e garave me motoçikleta, Valentino Rossi.
Rossi ka bërë garën e fundit në karrierën e tij dhe sot ka marrë pozitën e 10-të, në pistën e Valencias, shkruan Periskopi.
Fituesi i kësaj gare ishte Bagnaia, nga skuadra e Ducati.
Kështu, Valentino Rossi, pas 432 Grand Prixeve, 26 sezoneve dhe nëntë titujve kampion bote, ka mbyllur karrierën e tij.
Gara e fundit e ‘Doktorit’ shënohet në Valencia, dhe mbyllet në pozitën e 10-të./ Periskopi/