Valdete Bajrami mbetet jashtë Kuvendit

Sot gjatë shpalljes së rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Valdete Daka ka përmendur emrat e deputetëve të cilat kanë arritur të marrin vota për t’u futur në Kuvendin e Kosovës.
Daka gjatë kohës që ka lexuar listën e deputetëve nga koalicioni PAN, nuk ka përmendur emrin e Valdete Bajramit që lë të nënkuptohet që Bajrami nuk do të jetë deputete.
Periskopi ka raportuar edhe më herët se Bajrami nuk është zgjedhur deputete.
Ndryshe, Bajrami ishte kryetare e GP të Nismës, dhe ishte një ndër zyrtaret më aktive të kësaj partie.