Vaksina kundër sidës jep rezultate, nisin testimet në majmunë
Shkencëtarët shpresojnë se pilula është një konfirmim që vaksina e HIV është efektive dhe aktualisht po testohet në majmunë.
Ata madje ishin të ekspozuar ndaj virusit gjashtë herë, por nuk ishin të infektuar. Me këtë u konfirmuar se vaksina ka ndikim pozitiv, thonë shkencëtarët.
Testimi tregoi se dy të tretat e majmunëve që ishin të ekspozuar ndaj virusit nuk ishin të infektuar.
Shkencëtarët e Harvardit dhe MIT që kanë bërë këtë vaksinë janë shumë të kënaqur dhe optimistë për rezultatet që jep.
Nëse del të jetë pozitive, do të jetë bari i parë shpëtues për të prekurit nga kjo sëmundje. Vaksinën e morën 393 vullnetarë të shëndetshëm të moshës prej 18-50 vjeç, për të parë se si ndikon në organizëm.
Shkencëtarët thonë se vaksina “Imbokodo” forcon sistemin imunitar. Ajo ishte testuar në vitin 2015 në Afrikë, Tajlandë dhe SHBA, ndërsa testimi ka zgjatur 48 javë, transmeton KosovaPress.
Ata shpresojnë se hulumtimet do të përfundojnë dhe të japin rezultatin deri në vitin 2021.