Vaksina kundër HIV mund të arrijë pas dy vjetësh
Një vaksinë për të trajtuar HIV, virusin që shkakton SIDA, mund të jetë në dispozicion deri në vitin 2021, besojnë shkencëtarët.
Testimet e tre vaksinave të ndryshme janë afër hyrjes në fazat e tyre përfundimtare, duke bërë që ekspertët të jenë ‘optimistë’ për të ardhmen, transmeton KosovaPress.
Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave – të njohura si HVTN 702, Imbokodo dhe Mosaico – do të jenë në dispozicion qysh në vitin e ardhshëm.
Njerëzit me HIV mund të marrin ilaçe që e bëjnë ngarkesën e tyre virale të pahetueshme, që do të thotë se nuk mund ta transmetojnë atë, qoftë edhe përmes seksit.
Sidoqoftë, një vaksinë aktualisht nuk ekziston për të mbrojtur kundër prekjes nga virusi, i cili bartet nga 37 milionë njerëz në të gjithë botën.
Shefja e dy testimeve Susan Buchbinder, drejtoreshë e programit hulumtues të Brigde HIV në Departamentin e Shëndetit Publik në San Francisko, thotë se ‘ky është ndoshta një nga momentet më optimistë në të cilin kemi qenë’.
“Edhe një vaksinë pjesërisht e efektshme do të ishte “një përparim i jashtëzakonshëm” dhe “me të vërtetë do të kishte fuqinë për të ndryshuar trajektoren e epidemisë””, tha ajo.
Dy vaksinat përbëhen nga gjashtë injeksione, me lloje paksa të ndryshme të administruara gjatë dy vizitave të fundit në klinikë.
HIV dëmton në mënyrë progresive qelizat vendimtare në sistemin imunitar, gjë që dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.
Nëse nuk trajtohet, kjo çon në SIDA – emri për një seri infeksionesh vdekjeprurëse, të cilat sistemi imunitar i dobësuar nuk mund t’i trajtojë.
Ekspertët për HIV thonë se një vaksinë duhet të jetë së paku 50 për qind e efektshme për të pasur ‘ndërrim të lojërave’ në luftimin e numrit të rasteve.
Mjekët tashmë mund të heqin profilaksinë para ekspozimit (PrEP), një pilulë ditore që njerëzit me rrezik shumë të lartë mund të marrin për të parandaluar marrjen e HIV-it.
Dhe ata me HIV mund të marrin terapi anti-retrovirale (ART), e cila siguron se ata kanë një ngarkesë virale të pahetueshme, që do të thotë se sasia e virusit në gjakun e tyre është e ulët.
Rezultatet nga vaksina Imbokodo priten në vitin 2021, ndërsa ato nga Mosaico priten më 2023