Vaksina e Pfizer shkakton infertilitet tek gratë? Ekspertët zbulojnë të vërtetën

Vaksina e Pfizer shkakton infertilitet tek gratë? Ekspertët zbulojnë të vërtetën

Mbretëria e Bashkuar filloi vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19 këtë javë. Ndërkohë, platformat e rrjeteve sociale u mbushën me lajme  në lidhje me një titull alarmues që pretendonte se vaksina e koronavirusit nga Pfizer-BioNTech, mund të shkaktojë infertilitet te gratë.

Por ekspertët kanë deklaruar se këto pretendime janë të pabazuara. “Është një mit, nuk është i vërtetë, nuk ka prova që mbështesin perceptimin e tyre”, tha Saad Omer, një ekspert i vaksinave në Universitetin Yale.

Këtë javë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave  tha se vaksina mund të mbrojë njerëzit kundër zhvillimit të COVID-19 pa shkaktuar efekte anësore serioze. Vaksina  Pfizer ka marrë dritën dritën jeshile në Britani dhe Kanada.

Lajmet në lidhje me infertilitetin u nxitën nga një artikull i botuar nga një blog i quajtur “Health and Money News”, i cili pretendonte në mënyrë të gabuar se vaksina e Pfizer përmbante një proteinë që luan një rol vendimtar në zhvillimin e placentës, duke shkaktuar infertilitet.

Pretendimet e pabazuara u morën nga një peticion i shkruar nga Michael Yeadon, një mjek britanik në pension dhe ish-punonjës i Pfizer, i cili më parë është kritikuar për pikëpamjet e tij të gabuara në lidhje me koronavirusin.

Shpërndaje në: