Vajzat ‘vënë dorën në zjarr’ se kjo vitaminë rrit, dendëson dhe forcon flokët si asgjë tjetër

Vajzat ‘vënë dorën në zjarr’ se kjo vitaminë rrit, dendëson dhe forcon flokët si asgjë tjetër

Ndonëse në pamje problemet me flokët apo thonjë, mund të duken estetike, është mungesa e vitaminave dhe e mineraleve ajo që ndikon në shëndetin  e tyre. Thonjë të dobët që thyhen lehtë, flokë të thatë pa shkëlqim e lëkurë me probleme? Ju mund të vuani nga mungesa e biotinës. E njohur edhe si vitamina B7, është një lëndë ushqyese e tretshme në ujë që gjendet në ushqimet që konsumojmë. Burimet më të mira janë mëlçia e viçit, e verdha e vezës, farat e lulediellit, arrat,  avokado etj.  Ndonëse biotina luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e acideve yndyrore dhe karbohidrateve, arsyeja pse njerëzit marrin suplemente shtesë të B7-s nuk është kjo.  Kryesisht këto të fundit shiten për rënien e flokëve dhe petëzimin e thonjve.

Problemi qëndron se njerëzit ndoshta nuk vuajnë nga mangësia e biotinës e sërish e marrin si vitaminë. Nëse do të kishit mangësi të kësaj të fundit do të kishit simptoma, përfshirë skuqjen e fytyrës, sy të kuq, dhe po, rrallimi i flokëve dhe thonjve të dobët.

Por logjika e të marrit suplemente shtesë nuk është shumë e fortë.  Ka dhjetra arsye pse mund të keni rënie flokësh e asnjëra prej tyre mos të ketë lidhje me mungesën e vitaminës B7.

Dhe mungesa e biotinës është e rrallë e mund të ndodhë tek gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë me gji si dhe njerëzit që abuzojnë me alkoolin. Gjëja më e mirë për t’u bërë është të bisedoni me mjekun tuaj pse flokët dhe thonjtë tuaj mund të jenë të dobët pasi mund të jetë pasojë e mungesës së hekurit, vitaminës D3, C e cila ndihmon në përthithjen e hekurit etj.

Shpërndaje në: