Vajzat shkelin në sheshin e Prishtinës – elektrizohet atmosfera

Qytetarët e Kosovës kanë bërë një pritje madhështore për ekipin olimpik kosovar të xhudos.
Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Loriana Kuka kanë ardhur me dy medalje ari nga Tokio, përcjell Periskopi.
Pasi u pritën në aeroport, ekipi olimpik ka ardhur edhe në kryeqytet, në sheshin e Prishtinës, ku qytetarët në numër të madh i kanë pritur.
Sapo kanë bërë përshëndetjen e parë, atmosfera është elektrizuar në shesh. /Periskopi/