Vajzat mund të preken nga depresioni nëse nëna kishte stres gjatë shtatzënisë

Vajzat e vogla duke filluar nga mosha dyvjeçare mund të vuajnë nga depresioni dhe ankthi nëse nënat e tyre kishin përjetuar stres gjatë shtatzënisë, ka treguar një studim i ri.
Stresi bën që njerëzit të lirojnë hormonin kortizol, i cili ulë lidhshmërinë e qelizave në tru në regjionin përgjegjës për emocionet tek të porsalindurit.
Kjo lidhshmëri e vogël e qelizave të trurit mund të bëjë që vajzat e vogla të kenë probleme mentale, është thënë në studimin gjerman.
Megjithatë, sipas të njëjtit studim, stresi gjatë shtatzënisë tek nënat nuk ndikon në shëndetin mendor tek fëmijët djem.