Vajzat me mbipeshë, të rrezikuara nga depresioni

Vajzat me mbipeshë, të rrezikuara nga depresioni

Një hulumtim thotë se tek vajzat me mbipeshë ka më shumë gjasa të zhvillohet depresionin gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës sesa të bashkëmoshataret e tyre që peshojnë më pak.

Krahasuar me vajzat me peshë të shëndetshme, vajzat me mbipeshë kanë 44 për qind më shumë gjasa të kenë depresion ose të diagnostikohen me të në të ardhmen.

Studimet më të vogla të përfshira në analizë nuk ishin eksperimente të kontrolluara për të provuar nëse ose si mund të shkaktojë trashje depresioni apo për rolin që mund të luajë gjinia, shkruan Reuters.

Por sipas autorit kryesor të këtij hulumtimi, Shailen Sutaria, është e mundur që djemtë dhe vajzat të kenë perceptime të ndryshme rreth imazhit të trupit.

“Teksa një numër faktorësh mund të përfshihen, në mënyrë të qartë ekzistojnë presione të tjera shoqërore për vajzat: ato duhet të kenë një formë te caktuar te trupit “, tha Sutaria.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se më shumë se 40 milionë fëmijë janë me mbipeshë ose të trashë që nga koha kur ata janë 5 vjeç.

 

Shpërndaje në: