Vajzat e Peles publikojnë një video nga spitali, legjenda duket me shëndet të rënduar
Legjenda braziliane e futbollit Pele, prej disa ditësh ndodhet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.
82-vjeçari vuan nga kanceri i zorrës së trashë nga viti 2021, por së fundmi është nevojitur përkujdesi mjeksor, me Pelen që është shtruar në një prej spitaleve të Brazilit, shkruan Periskopi.
Afër legjendës së futbollit botëror dhe atij brazilian po qëndrojnë dy vajzat e tij ku dhe kanë publikuar një video me legjendën.
Nga kjo video Pele shihet se është në gjendje shumë të rënduar, gjërsa vajzat e tij flasin me dikë në telefon për tre herë fituesin e Kupës së Botës.