Vajza qante pa pushim, por kur e dërguan te mjeku, zbuluan diçka tmerruese
Katër, pesë, deri në gjashtë orë në ditë, mamaja përpiqet të qetësojë vajzën e saj. Por asgjë nuk e ndihmon. Vogëlushja refuzon ushqimin dhe pijen. Në fund, mamaja detyrohet dhe e dërgon fëmijën në urgjencën e një spitali në Nju Xhersi, SHBA. Mjekët duhet të sqarojnë shumë gjëra. Mamaja mendon se mund të jetë infeksion i veshit të mesëm, pasi vajza ka pasur probleme në të shkuarën. Por pacientja e vogël nuk ka temperaturë, duke e rrëzuar mundësinë e infeksionit. Frymëmarrja e saj është normale. Edhe një kontroll në zemër zbulon se ajo nuk ka problemeTensioni i gjakut është normal. Edhe në gjoks dhe në bark nuk ka probleme. Mjekët bëjnë edhe një tjetër kontroll, por vajza nuk ka as probleme në tru. Analiza neurologjike nuk zbulon ndonjë gjë të dyshimtë. Mjekët inspektojnë kokën, sytë, veshët, hundën: gjithçka normale.
Por gjatë kontrolleve, vajza kacavirrej shumë pas mamasë së saj. Kështu mjekëve iu bie në sy diçka. Gruaja ka një vath në veshin e djathtë, por jo në të majtin. Ku është vathi i dytë? Vetëm kur ia vënë në dukje, gruaja e kupton se i mungon. Ajo dyshon se e ka humbur rrugës për në spital. Për shkak se vajza merr frymë normalisht dhe nuk duket se ka dhimbje në gjoks, mjekët nuk kishin menduar se ajo ka gëlltitur diçka. Por tani nisin dyshimet. Një analizë me rreze konfirmon dyshimet: vathi i mamasë është në pjesën e sipërme të ezofagut të vogëlushes. Një gastroentrolog thirret në dhomën e urgjencës. Ai e nxjerr xhevahirin nga trupi i vajzës me një endoskop. Pas operacionit, vajza e merr veten me shpejtësi, nuk qan më dhe ushqehet plot gëzim.