Vajza ndjeheni të uritura gjithë kohës para ciklit? Zbulohet arsyeja
Cikli menstrual është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror. Edhe pse mund t’ju krijojë disa shqetësime në ditët e tij të para, prania e ciklit të rregullt është një prej shenjave më të dukshme të një shëndeti të mirë.
Dhimbjet e barkut, shpinës, ndryshimet e humorit, fryrja e gjoksit, ankthi, dhe nevoja për të shkuar shpesh në tualet janë disa prej simptomave me të cilat përballet çdo femër gjatë kësaj periudhe.
Ndoshta e keni vënë re, por nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur, por para dhe në ditët e para të ciklit rritet edhe dëshira e pakontrolluar për të ngrënë çdo gjë që ju del përpara. Por e keni pyetur veten përse? Studimet e ndryshme kanë treguar se “fajin” si gjithmonë e kanë hormonet.
Uria e atyre ditëve ndodh për shkak të hormonit të lumturisë – serotoninës, i cili ndikon në ndryshimet e humorit. Ushqimet e preferuara, çokollata dhe ëmbëlsirat shtojnë nivelin e serotoninës, si rrjedhojë femra ndihet mirë në ato momente dhe dëshuiron të hajë akoma më shumë.
Femrat midis ditës së parë dhe të tretë të ciklit konsumojnë madje më shumë se 100 kalori në ditë, ndërkaq para ciklit kjo shifër shkon në 500 kalori.