Vajza mjaft ëndërruat! Të dukesh si divat qenka e lehtë dhe e lirë dhe ne ju themi si

Vajza mjaft ëndërruat! Të dukesh si divat qenka e lehtë dhe e lirë dhe ne ju themi si

Ndonjëherë kur shohim personazhe të famshme në televizion, të veshur bukur me rroba firmato dhe bizhuteri që shkëlqejnë, na duken të pakapshme, sikur të mos jetonin në një botë me ne.

Tani le të zbresim pak me këmbë në tokë dhe të sjellim shembullin e Jennifer Lopez, Bellen Rodriguez, Chiara Ferragni-t, Beyonce-s apo Penelope Cruz. Çfarë kanë të përbashkët këto femra, përveç se janë super të famshme dhe sigurisht në gjendje të mirë financiare.

Epo ja ku po jua themi ne. Ato janë besnike të një prej markave më të njohura të bizhuterive, “Swarovski”, që në Tiranë e gjeni në Qendrën Metropol dhe atë TEG.

Kjo markë me emër të njohur dhe me aksesorë elegantë dhe unikë, ka një veçori mjaft speciale. Ajo është një markë e prekshme që ofron aksesorë të disponueshëm jo vetëm për elitën, por edhe për ne njerëzit e thjeshtë që nga njëra anë na pëlqen shkëlqimi, dukja bukur dhe unike dhe nga ana tjetër, nuk kemi mundësi të shpenzojmë shumë.

Nëse dhe ti përfshihesh në grupin e fundit, dhe ke ndër mendje imazhet e JLO apo Cruz, atëherë po lexon artikullin e duhur. Sot do t’ju tregojmë sesi mund të shkëlqesh si VIP-at pa shpenzuar shumë. “Swarovski” ka një shumëllojshmëri aksesorësh me çmime të përballueshme që i përshtaten xhepit të çdo shqiptari.

Vathët

Merre veten më të mirë ose bëji qejfin një shoqeje duke blerë këta vathë klasikë “Swarovski”, BELLA V  dhe ANGELIC SQUARE që kushtojnë vetëm 49 euro pala. Ari i kuqërremtë është një nga trendet e bizhuterive këtë vit, kështu që kombinimi i tij me kristale “Swarovski”, bëjnë një dyshe fantastike dhe një zgjedhje elegante.

Nëse shkëlqimi nuk është asnjëherë i tepërt për ty, atëherë mund të zgjedhësh vathët më të shitur në dyqanin “Swarovksi”, me një formë unike kristali, dhe ngjyra guximtare nga e zeza (GALET) në të bardhë (LUNAR). Për vetëm 69 euro palën, këta vathë elegantë mund të bëhen tuajit dhe t’ju shoqërojnë çdo ditë.

Unazat

Nëse je minimaliste dhe të pëlqejnë aksesorët e vegjël por të mrekullueshëm, atëherë ju ftojmë të shihni dy modelet më unike të unazave. Unaza FRISSON MIXED CUTS dhe unaza VITTORE MARQUISE RING, vijnë në ngjyra ari të kuqërremtë dhe me kristale në ngjyrë të bardhë verbuese, që kushtojnë përkatësisht 49 euro secila.

 

Byzylykët

Krijoni stilin tuaj unik me koleksionin e gjithanshëm Remix. Byzylyku i parë është me mbyllje magnetike të padukshme, që ju lejon të kombinoni pjesë të tjera nga koleksioni i “Swarovski”-t për të ndryshuar herë pas here. Byzylyku në ngjyrë ari quhet SWAROVSKI REMIX COLLECTION INFINITY SYMBOL dhe kushton 69 euro. Ndërsa nëse jeni besnik i bizhuterive në ngjyrë argjendi ju këshillojmë byzylykun SUBTLE HAMSA, me kristale të bardha dhe dorën Hamsa si simbol i lashtë me prejardhje hebreje, që simbolizon mbrojtjen.

Varëset

Për ju që besoni te fati dhe te syri i keq, ju këshillojmë dy nga varëset më të veçanta që mund të gjeni në dyqanin e “Swarovksi”-t. Për të pasur fat të mirë mund të zgjidhni DUO CLOVER PENDANT me kristalin në ngjyrë jeshile, ndërsa për ju që besoni te syri i keq, keni DUO EVIL EYE PENDANT, secila përkatësisht nga 79 euro.

Burimi: Iconstyle.al

Shpërndaje në: