Vajton Petkoviqi pas avancimit të Kosovës në AP të NATO-s: Vuçiqi gjemb në sytë e fuqive perëndimore
Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se pranimi i Kosovës si anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s “e ekspozoi të gjithë politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimit”.
Ai e akuzon Perëndimin se “edhe një herë e shpërbleu fëmijën e vet”.
“Cilat janë sanksionet perëndimore ndaj Prishtinës, gjatë së cilës e ashtuquajtura Kosovë merr liberalizimin e vizave, merr pjesë në të gjitha tubimet ndërkombëtare dhe avancon drejt disa organizatave ndërkombëtare?”, tha Petkoviq.
Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se kohët e fundit Perëndimi “po ushtron presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, sepse është e qartë se një Serbi e fortë me Aleksandar Vuçiqin në krye është gjemb në sytë e shumë fuqive perëndimore”.