Vajrat natyralë që e kthejnë ambientin e shtëpisë në një SPA të vërtetë

Vajrat natyralë që e kthejnë ambientin e shtëpisë në një SPA të vërtetë

A e dini se vajrat nuk janë vetëm për aromë të mirë në shtëpi por ata kanë përfitime psikologjike dhe të shëndetit mendor. Sipas një studimi të vitit 2013, vajrat esenciale janë shkencërisht efektive në stabilizimin e humorit tuaj dhe reduktimin e ankthit.

Nëse doni relaks kur shkoni në shtëpi dhe doni të ndiheni sikur jeni duke kaluar një orë në një Spa kjo përzierja do t’ja u bëjë ditën më të lehtë:

Për përgatitjen ju duhet: enë qelqi, për shembull një kavanoz të vogël ose një shishe

Shkopinj druri (si ato që përdorim për të bërë shishqebap)

Alkool (1/4 filxhanit
ujë (3/4 filxhan)

20 pika vaj esencial dhe këtë mund ta zgjidhni sipas dëshirës

lëkura limoni, portokalli, mandarine ose qitro

bimë apo erëza të freskëta (të tilla si borzilok, rozmarinë, kanellë, karafil, nenexhik)

Zgjidhni një enë qelqi me një grykë jo shumë të gjerë për të zvogëluar avullimin e lëngut që ndodhet brenda, por që njëkohësisht ajri i dhomës suaj do të jetë i këndshëm, me një aromë mjaft natyrale. Vendosni brenda enës së qelqit copat e bimës aromatizuese, shtoni ujë dhe alkool.

Më pas hidhni disa pika të vajit esencial. Pozicionojeni enën e qelqit aty ku ju keni më shumë nevojë dhe më pas fusni brenda shkopinjtë e drurit dhe shtëpia juaj do të mbajë një aromë shumë të këndshme.

Shpërndaje në: