Vaji i që po helmon kosovarët alarmon Ministrinë e Bujqësisë
Krasniqi megjithatë ka pranuar se duhet të shtohen kontrollat nëse ka kompani që e përdor këtë vaj dhe nuk e deklaron nëpër etiketa.
“Institucionet përgjegjëse duhet t’i shtojnë kontrollet nëse ka ndonjë kompani që përdor vaj palme e nuk e tregon nëpër etiketa”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe lajmi.net ka raportuar dje e sot se si vaji i palmës është i rrezikshëm të përdoret në produktet e qumështit.
Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore ka konstatuar se vaji i palmës është i rrezikshëm e veçanërisht tek moshat e reja. Një eksperiment që e ka bërë ky autoritet, që është njëri nga më seriozët në botë, në kafshë, është konstatuar se ua shkatërron veshkat, ADN-në dhe shkakton kancer.
Po ashtu kremi nga çokollata “Nutella” është larguar nga tregjet evropiane, pasi është konsideruar se është i rrezikshëm për shëndetin pasi përpunohet me vaj palme.
Në Kosovë vetëm në vitin 2016 kanë hyrë 1 milionë e 800 mijë kilogram vaj i palmës, por që deri më tani nuk dihet në cilën industri janë përdorur.