Vaji i palmës që u gjend në qumështin në Kosovë, shkakton kancer dhe shkatërron ADN-në

Vaji i palmës që u gjend në qumështin në Kosovë, shkakton kancer dhe shkatërron ADN-në

 

Një opinion shkencor mbi rreziqet që e kanosin shëndetin e njeriut në lidhje më pranin e etereve të glicidilit, apo vajrave bimor, që hyn edhe vaji i palmas,  3- dhe 2-MCPD në ushqim, është publikuar në maj 2016 nga Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore ( EFSA).

Në vitin 2016, EFSA ka vlerësuar rreziqet për shëndetin publik të tre ndotësve që gjenden në perime, vajra dhe ushqime të përpunuara: esteret e acidit yndyror glicidili (GE), 3-monokloropropanediol (3 MCPD), 2- monokloropropanediol (2-MCPD) dhe esteret e tyre të acidit yndyror.

Substancat formohen kryesisht kur të rafinohen në vajra vegjetale në temperaturë të lartë mbi 200 ° C për të hequr aroma e tyre natyrore, duke i bërë ato të përdorshme si përbërës të ushqimit.

Glycidol (GE- apo vajra bimor, që hyn edhe i palmës) është edhe gjenotoksike dhe kancerogje, që do të thotë se me kalimin e kohës ajo mund të dëmtojë ADN-në dhe mund të shkaktojë kancer. Ekspozimi ndaj 3-MCPD ka shkaktuar dëme në veshkat e kafshëve gjatë testeve që janë bërë.

Prania e GE, 3-MCPD dhe esteret 3-MCPD që gjenden në ushqim tregon se shëndeti i të rinjve por edhe të gjitha grupmoshave është në rrezik të lartë.

Sipas EFSA-së, konsumatorët e shumave rreth këtyre ushqimeve prek të gjitha grupmoshat. Ekspozimi i GE ndaj foshnjave është një shqetësim i veçantë pasi ekspozimi ndaj GE, 3-MCPD dhe 3-MCPD esters është gjetur kryesisht në vajin e palmës dhe vajra të tjera vegjetale, si dhe margarinës dhe ushqime të përpunuara, veçanërisht pasta dhe ëmbëlsira.

Pra, EFSA ka arritur në një  konkluzion përfundimtar që thotë se duke krahasuar informacionin mbi potencialin e kancerit që shkaktojnë të GE dhe ekspozimin tonë dietetike ka “nivel të lartë për shqetësimit shëndetësor”, shkruan lajmi.net.

Ndërsa lajmi.net ka raportuar se në Kosovë kanë hyrë 1 milion e 800 mijë kilogram vaj i palmës, dhe që nuk dihet në cilën industri kanë përfunduar.

Shpërndaje në: