Vaji i kokosit i dëmshëm po aq sa yndyra e mishit të kuq

Vaji i kokosit i dëmshëm po aq sa yndyra e mishit të kuq

Sipas një eksperti amerikan vaji i kokosit është po aq i dëmshëm sa yndyra e mishit të viçit dhe gjalpi.

Shoqata Amerikane e Zemrës ka theksuar se vaji i kokosit është i mbushur me yndyra të ngopura të cilat mund të rrisin kolesterolin e keq.

Vaji i kokosit zakonisht shitet si ushqim shëndetësor dhe disa pretendojnë se vaji i kokosit ka dallim me vajrat e zakonshëm.

Megjithatë, studimi thekson se ende nuk ka studime që bëjnë krahasimin mes vajit të kokosit dhe vajrave tjera.

Këshillat se cilat nga yndyrat janë më të shëndetshme për t’u ngrënë ende mbesin të paqarta.

Shpërndaje në: