Vaji i jetëgjatësisë që duhet ta ketë çdo grua mbi moshën 50 vjeçare

Vaji i jetëgjatësisë që duhet ta ketë çdo grua mbi moshën 50 vjeçare

Vaji i rozmarinës është një ndër vajrat me përdorimin më të gjerë në kozmetikën botërore në ditët e sotme. Gjithashtu ai njihet për ndikimin që ka në sistemin imunitar dhe mendor, por pse gratë mbi 50 vjeç duhet ta përdorin atë?

Ndihmon në rritjen e flokëve: Dieta e varfër ushqimore, përdorimi i vazhdueshëm i tharëses dhe mashës së flokëve, lyerjet e vazhdueshme, por edhe proceset delikate si dekolorimi, ekspozimi në diell për një kohë të gjatë etj, janë disa prej shkaqeve që çojnë në dobësimin e folikulave dhe këputjen e tyre.

Është normale që në momente të caktuara të jetës sonë, të vini re se ju bien flokët, por nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, aq sa të rrezikoheni nga alopecia, është mirë të përdorni menjëherë vajin e rozmarinës.

Mjafton vetëm disa pika në ditë për të masazhuar skalpin pas dushit, por edhe në thatë, dhe flokët tuaj do të duken shkëlqyeshëm.

Përmirëson kujtesën: Vaji i rozmarinës është i pasur me përbërës me veti antioksidues dhe antiinflamatore që kanë një ndikim të shkëlqyer në përmirësimin e funksioneve kognitive të sistemit nervor.

Pas moshës 50-vjeç vihet re një rënie, ose le ta quajmë zbehje, e aftësive memorizuese, prandaj ‘’ushqeni’’ kujtesën tuaj me vaj rozmarine.

Në një studim të publikuar nga ‘’Journal of Neuroscience’’, ku morën pjesë 144 persona, u vu re se kur ishin të ekspozuar ndaj aromës së vajit magjik të rozmarinës, ata ishin më të predispozuar për të stimuluar kujtesën afatgjatë.

Është i shkëlqyer për dhëmbët: Vaji i rozmarinës është një ndër aleatët e bekuar të shëndetit oral. Ka veti dezinfektuese, lufton kavitetin oral, gingivat (pllakëzat mes dhëmbëve) dhe eliminon erën e keqe të gojës. Mund të hidhni 2 pika mbi pastën tuaj të dhëmbëve, para se të lani dhëmbët, ose dhe të pini pak prej tij.

Detoksifikon mëlçinë: Mëlçia njihet ndryshe si motori i dytë i trupit të njeriut, pas zemrës.

Ajo është gjëndra më e madhe e organizmit që lidhet me aparatin tretës. Prodhon substance për të përthithur vitaminat K dhe A, eliminon lëndët toksike që merren përmes ushqimit, përmban depozitat e hekurit etj.

Studimet e ndryshme kanë provuar se vaji i rozmarinës ndihmon në mirëfunksionimin metabolik të mëlçisë, duke e detoksifikuar atë.

Shpërndaje në: