Vaj peshku për të ‘luftuar’ pleqërinë
Këto janë konkluzionet e testimeve të fundit të kryera me disa gra në moshën mbi 65 vjeç, të cilat morën acide yndyrore Omega-3. Konsumatoret përfituan gati dy herë më shumë fuqi muskulore pas ushtrimeve fizike se sa ato që konsuamuan vaj ulliri.
Studime të mëparshme kanë zbuluar lidhje mes dietës me përmbajtje të lartë të Omega-3 me përfitime të konsiderueshme shëndetësore, si p.sh. rreziku më i ulët i sëmundjeve të enëve të gjakut dhe të zemrës. Omega-3 gjendet me shumicë në dhjamërat e peshqve, si sardelet.
Gjatë procesit të plakjes, përmasat e muskujve reduktohen me 0.5 deri në 3 për qind në vit. Ky proces, i njohur si sarkopenia, mund të sjellë dobësim dhe ngadalësim të aftësisë për të lëvizur te të moshuarit.
Në studime të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregohet se rreth 25 për qind e njerëzve në moshën 50-70 vjeç vuajnë nga ky fenomen, ndërsa incidenca rritet në mbi 50 për qind për të moshuarit mbi 80 vjeç.
Sipas Dr. Stuart Gray nga universiteti i Aberdeenit, kostoja shoqërore e sarkopenias është shumë e madhe, në drejtim të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror për të moshuarit.
Ritmi i humbjes së muskujve në një farë mase përcaktohet nga stili i jetesës, konsumimi i dietave me pak proteina, si dhe jeta pa aktivitet fizik, njihen si faktorë që përshpejtojnë rënien e masës muskulore.
Studime të mëparshme kanë zbuluar se bagëtitë që ushqeheshin me dietë të pasur me Omega–3 kanë rritur përmasat e muskujve. Kjo gjë e shtyu doktor Gray-in të hetonte nëse këto acide yndyrore mund të pengonin zhvillimin e sarkopenisë te të moshuarit.
Në studimet e tij fillestare, ai tregoi se minjtë në moshë të mesme, që konsumonin vaj peshku kishin dozë më të vogël humbjeje të muskujve se sa ata që ushqeheshin me dietë normale.
“Vaji i peshkut dukej se kishte efekt anabolik [krijues muskujsh] te minjtë, por kjo gjë nuk mjaftonte për të dalë në të njëjtin konkluzion për njerëzit, pa kryer hetime të mëtejshme,” shton ai.
Doktor Gray vuri nën testim 14 gra të moshës mbi 65 vjeç, i ndau në dy grupe dhe i kërkoi të dy grupeve të ndiqnin një program ushtrimesh fizike 12 javore për shtriqjen e muskujve për 30 minuta në ditë.
Gjysmës së grave iu dhanë acide yndyrore Omega–3, ndërsa gjysmës tjetër iu dha vaj ulliri. Në fillim dhe në fund të testit, muskujt e këmbëve të grave u matën për nivelin e fuqisë.