Uzuni në radarin e klubeve të Premierligës dhe Bundesligës
Myrto Uzuni verën e kaluar bëri hapin madh në karrierën e tij duke u transferuar te skuadra e Ferencvaros.
Paraqitjet e tij të mira në kampionatin hungarez dhe në fazën e grupeve të Champions League, ka bërë që skautë të ndryshëm ta vëzhgojnë nga afër.
Agjenti i lojtarit, Franci Bode ka folur ekskluzivisht për Insport. Ai konfirmon interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e klientit të tij.
“Klube nga Premier League dhe Bundesliga më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvaros”, ka deklaruar Bode në një prononcim për Insportin.
25 vjeçari, nga qyteti i Beratit këtë sezon ka shkëlyqer duke shënuar tetë gola dhe dhuruar gjashtë asiste në 20 paraqitje në kampionatin hungarez.