Uthulla e mollës, për flokë të gjata dhe të shëndetshme
Larja e flokëve me uthull të mollës është një metodë shumë e dobishme sepse përmirëson ndjeshëm cilësinë e flokëve, rikthen ekulibrin e pH, stimulon rritjen e flokëve dhe e bën lëkurën e kokës më të shëndetshme. Duhet të siguroheni që të bleni një uthull molle kretësisht organike dhe pa kimikate të shtuara në të. Përveç vetive që përmenden më sipër, shkruan “shëndeti+”, larja e kokës me uthull molle pastron lëkurën e kokës, parandalon rënien e flokëve, redukton zbokthin, rrit flokët, shkatërron bakteret dhe këpurdhat e krijuara në flokë dhe ju jep shkëlqim atyre.
Ja siguhet ta përdorni uthullën në varësi të llojit të flokëve:
Për flokë me onde, të trasha dhe të gjata: përzieni gjysmë filxhani uthull molle me gjysmë litër ujë të ngrohtë dhe më pas shpërlani kokën.
Për flokë të drejtë, të hollë dhe gjatësi mesatare: përzieni 1 lohë gjelle uthul molle me 1 gotë ujë të ngrohtë.
Për trajtim të flokëve të të gjitha llojeve: përzieni gjysmë filxhani me uthull molle dhe 2 gota ujë të ngrohtë.
Për flokët kaçurrela: përzieni 1 filxhan uthull me 3 gota ujë të nxehtë.
Larja e kokës me uthull molle duhet të përdoret një herë në 2-3 javë, mos e përdorni më shpesh sepse mund t’ju japë efektet e kundërta dhe mund t’ju dëmtojë lëkurën e kokës dhe flokët.