Uthulla e mollës, aleati më i ri i bukurisë femërore
Tonifikues
Mund ta përdorni këtë produkt kuzhine edhe si tonifikues të përditshëm. Aciditeti i uthullës së mollës balancon nivelin e pehashit (pH) të lëkurës, duke ndihmuar kështu në heqjen e njollave dhe parandalimin e formimit të puçrrave. Për ta bërë këtë tonifikues, mjafton të përzieni uthullën e mollës me ujin në raportin 1 me 2, e tundni mire dhe aplikojeni në lëkurë.
Për shkëlqimin dhe zbutjen e flokëve
Nëse po kërkoni për një shkëlqyes flokësh, mos kërkoni më shumë. Mjafton vetëm të përzieni 2 lugë gjelle uthull molle me një filxhan ujë dhe me të të lagni flokët. Acidi acetik detoksifikon skalpin, heq toksinat e formuara dhe rikthen shkëlqimin e flokëve.
Lehtëson djegiet nga dielli në lëkurë
Kombinoni gjysmë filxhani uthull molle me 4 filxhanë ujë. Kjo përzierje ndihmon në balancimin e niveleve të pehashit (pH) në lëkurë dhe shëron pjesët e acaruara të lëkurës.
Për heqjen e erës së keqe të këmbëve
Mund ta përdorni uthullën e mollës edhe për të hequr erën e keqe të këmbëve dhe për t’i freskuar. Përzieni një filxhan uthull molle me ujë dhe zhytni këmbët për 15 minuta. Kura antiseptike dezinfekton këmbët dhe lufton erën e keqe të tyre.
Për pastrimin e furçave të make-up
Përzieni 3 lugë çaji uthull molle në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe përdoreni këtë solucion për të pastruar furçat e grimit. Vetitë antiseptike të uthullës së mollës do të ndihmojnë në luftimin e baktereve.