Usyk për meçin ndaj Joshuas: Kam lindur për të luftuar për jetë
Oleksandr Usyk është deklaruar në konferencën për shtyp në lidhje me pritshmëritë që ka për përballjen e madhe ndaj Anthony Joshua.
Ukrainasi, teksa foli rreth asaj se sa është i motivuar për këtë meç, e krahasoi sfidën me luftën që populli i tij po e zhvillon ndaj Rusisë.
Sipas tij, ai dhe populli ukrainas janë mësuar me sfida, pasi çdo ditë ballafaqohen me rrezik për jetën.
“Ne jemi të përgatitur të luftojmë. Për jetë, për rripa, për gjithçka. Kushdo që nuk lufton, nuk jeton”, tha fillimisht ai.
“Të gjithë jetët tona janë të sfiduara, për diçka, për asgjë ose për dikë. Kjo është arsyeja pse luftojmë”, përfundoi 35-vjeçari.
Usyk udhëton në Arabinë Saudite si fitues, epitet të cilin do të synojë ta mbajë edhe pas meçit.