Usyk i shqetësuar për familjarët që i ka lënë në luftë: Ne nuk mund të kontaktojmë me askënd

Usyk i shqetësuar për familjarët që i ka lënë në luftë: Ne nuk mund të kontaktojmë me askënd

Oleksandr Usyk ka treguar se shtëpia e tij është qëlluar nga bombardimet e sulmeve ruse dhe fqinjët e tij janë tërhequr zvarrë teksa mbronin Ukrainën.

Boksieri ukrainas, Usyk ishte në Londër më 24 shkurt, kur trupat ruse hynë në territorin e vendit të tij.

Usyk përfundimisht u kthye në atdhe dhe mori armët për ta mbrojtur vendin e tij nga agresioni rus.

Më pas boksieri vendosi të largohet nga Ukraina, drejt Polonisë që të përgatitet për meçin ndaj Anthony Joshuas.

Në një intervistë pas largimit nga vendlindja, ai tregoi se si e përjetoi luftë në Ukrainë.

“Unë e di që ata qëlluan shtëpinë tonë. Ata thyen dyer dhe tërhoqën zvarrë disa nga fqinjët tanë”, tha Usyk për ‘profileboxing.cz.

“Ne nuk mund të kontaktojmë me askënd. Me të vërtetë është e tmerrshme kur familjarët e tu vrapojnë të fshihen në bodrum”, vazhdoi ai.

Usyk do të ndeshet me Anthony Joshua në fund të muajit qershor ose në fillim të muajit korrik.

Shpërndaje në: