Ushtroni në dhomën e ditës: Programi special shkrin kilogramët dhe përshpejton metabolizmin (video)
Kombinimi i ushtrimeve të barkut, i pompave dhe galiç trupin tuaj do ta çojnë në top-formë
Trajnimi gjithsesi do të ndezë metabolizmin tuaj dhe në një kohë të shkurtër do të mundësojë që të digjni sasi të mëdha kalorish..
Ky trajnim është i intensitetit shumë të lartë, ndërkaq kombinimi i ushtrimit galiç, i pompave dhe i ushtrimeve të barkut do t’ju ndihmojë që të humbni disa kilogramë të fundit të cilët ju ndajnë nga trupi perfekt për plazh.
Instruktorja Astrid Swan, ju prezanton trajnimin intensiv, të cilin mund ta bëni kudo qoftë, në hapësirën e qëndrimit ditor, por edhe në plazh.
Për këtë trajnim nuk ju nevojiten kurrfarë rekuizitash, ndërkaq është i shkëlqyeshëm sepse do t’ju rritë numrin e rrahjeve të zemrës dhe vetvetiu do të digjini sasi të mëdha kalorish.
Kjo mënyrë e ushtrimit është kombinimi i ushtrimeve të forcës me kardio, ndërkaq për 25 minuta do të bëni ngrohjen, do të bëni trajnimin dhe do të lëvizni.