Ushtrimet për bark të cilat bëhen në karrige (Video)
Nëse bëni pjesë në kategorinë e njerëzve të cilët kalojnë shumicën e kohës ulur, atëherë këto ushtrime janë mu për ju!
Pasi që ta shikoni këtë video, do ta kuptoni që arsyetime nuk ka më – kush dëshiron të ushtrojë mund ta bëjë këtë madje edhe në punën e vet.
E gjitha që ju nevojitet janë karrigia dhe vullneti!
Nëse nuk keni kondicion të mirë, mos e teproni – bëni këto ushtrime tri herë në javë, mirëpo vetëm disa përsëritje.
Jini këmbëngulës, do t’ju shpaguhet mundi!