Ushtrimet më të mira për muskuj barku
Pjesa e poshtme të barkut kryesisht është vendi më i vështirë për ndërtim të muskujve, madje për shkaqe të qarta
Në të vërtetë, njerëzit shpesh kanë më shumë kohë për shtresa yndyrore në pjesën e poshtme të torzosë se sa në pjesën e sipërme.
Muskujt e barkut shtrihen nga muskujt e gjoksit deri te kockat e legenit, ndërsa shkaku përse pllakat duken sikur gjashtë muskuj të ndryshëm qëndron aty për shkak se tejzat shtrihen horizontalisht nëpër murin e barkut.
Mirëpo, me ekzekutimin e ushtrimeve të caktuara, mundeni t’i sulmoni muskujt e pjesës së poshtme të barkut, madje edhe t’i nxisni që të rriten, thotë eksperti i fitnesit Brad Schoenfeld.
Ushtrimet më të mira për këtë pjesë të trupit janë ato të cilat tkurrin dhe shtrijnë muskujt.
Ushtrimet izometrike siç janë ato të rezistencës janë të dobishme për ndërtimin e forcës dhe madhësisë së muskujve, mirëpo ruajnë kontraktimin statik të muskujve.
Pikërisht kontraktimi dinamik muskulor më së miri inicion definimin e muskujve.
Çfarë duhet të bëni në mënyrë që pjesën e poshtme të barkut ta detyroni që të kontraktohet dhe të lirohet?
Patjetër duhet të ngrini legenin dhe këmbën nga pozita e shtrirë.
Ushtrimi më i mirë për muskujt e poshtëm të barkut
Në vend të ngritjes dhe uljes së këmbës, tërheqjes në futjes së legenit gjatë ushtrimit. Nëpërmjet lëvizjes së tillë pjesa e poshtme e muskujve të barkut do të tkurret dhe shtrihet nën vrullin e peshës suaj.
Për të arritur definimin e plotë të barkut, para së gjithash, patjetër duhet t’i eliminoni shtresat yndyrore dhe për këtë do t’ju nevojitet edhe ndryshimi i regjimit të ushqimit.
Varianti i parë: Shtrihuni në dysheme apo në bankë. Lakoni kërdhokullat dhe gjunjët nën këndin prej 90 gradësh. Tërhiqeni komblikun në drejtim të kërthizës, pastaj kthejeni në pikën fillestare. Kjo është një përsëritje.
Varianti i dytë: Kapeni shufrën mbi kokë me kapje në gjerësi të supeve, pastaj gjunjët e lakuar dhe të mbledhur ngrini deri në lartësinë e supeve.