Ushtrime falas! Mjafton të keni internet
Justifikime si “Nuk kam kohë” nuk vlejnë më kur bëhet fjalë për ushtrimet fizike. Sot, ka qindra programe online falas ose jo, të cilat mund t’i aksesoni në çdo moment të ditës, kur jeni të lirë. Mjafton të keni vullnet dhe të dini burimin e duhur. Kujtojini vetes synimin që do të arrini, nëpërmjet një fotoje të “atij synimi”, p.sh: shikoni çdo ditë foto të një barku me muskuj. Normalisht, vetëm të shikoni një foto nuk mjafton. Kështu që, merrni një shishe me ujë pranë vetes dhe filloni nga puna!
– Zumba
Zumba konsiston në koreografi të përsëritura, që vënë në lëvizje çdo pjesë të trupit, mësohen lehtë dhe mbi të gjitha ju bëjnë të djersini pafund. Është si një terapi anti-stresi, shoqëruar me muzikën më të mirë të momentit. FITSEVENELEVEN është një kanal në YouTube me qindra video të tilla.
– Ushtrime të thjeshta pa pajisje palestre për krahët
Vetëm 4 minuta në ditë për krahë më të tonifikuar. Nuk ju kushton asgjë dhe për më tepër nuk keni nevojë për pesha apo mjete të tjera. Në kanalin e POPSUGAR Fitness ka ushtrime që mund të bëhen thjesht, për çdo pjesë të trupit dhe në kaq pak minuta.
– Ushtrime për vithet
Squats dhe 1001 llojet për t’i bërë ato, së bashku me shumë ushtrime të tjera për të arritur rezultatin që doni. Kjo videoja këtu ju kushton vetëm 5 minuta dhe jo më shumë. Tek FitnessBlender ka edhe shumë video të tjera të këtij lloji.
– Ritmet afrikane
Muzika me prejardhje afrikane është një nga mënyrat më të mira për të djegur kaloritë. Do t’ju bëjë të lëvizni edhe nëse s’jeni në humor apo nuk ndiheni mirë.