Ushtria pa bukë, Zafir Berisha: Po vërtetohet misioni djallëzor i Kurtit, shkatërrimi i çdo vlere të këtij vendi
Zyrtari i lartë i NISMA’së, Zafir Berisha, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i FSK’së ngrit shqetësime rreth furnizimit me ushqim për kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Periskopi.
Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ u shpreh se gjendja e rënduar e ushtrisë, i vërteton qëllimet djallëzore të Albin Kurtit.
“Alarmi i ngritur nga Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, lidhur me gjendjen e rënd të ushtrisë e cila ka mbetur pa ushqim dhe që rrezikon edhe nga sëmudjet e ndryshme, vetëm sa i verteton dyshimet për misionin djallëzor të Albinit, shkatërrimi i çdo vlere të këtij vendi, të cilat janë ndërtuar me shumë mund që nga pas lufta!”- ka shkruar ai./Periskopi