Ushtria pa bukë, Daut Haradinaj: Trajtimi në formë të tillë është më shumë se krim, kryeministër të ka humbur rruga në oborr

Ushtria pa bukë, Daut Haradinaj: Trajtimi në formë të tillë është më shumë se krim, kryeministër të ka humbur rruga në oborr

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i FSK’së ngrit shqetësime rreth furnizimit me ushqim për kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Periskopi.

 

Haradinaj tha përmes një postimi në ‘Facebook’ se tratimi i ushtarëve në një formë të tillë është më shumë se krim.

Tutje ai u shpreh se Kurtit i ka humbur rruga në oborr.

“Që vjen dita në 2024 ushtarët tanë të trajtohen në këtë nivel, këtë kurrë se kam besuar. Kjo përbën në vete më shumë se krim. Kjo i nxitë armiqtë e Kosovës e që nuk janë të paktë, që të sfidojnë vendin tonë.Kryeministër, të ka humbur rruga në oborr. Shkarko ata që e bënë këtë krim të turpshëm!”- ka shkruar ai.

Shpërndaje në: