Ushtria izraelite thotë se ka nxjerr trupat e gjashtë pengjeve prej Gazës
Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trupat e gjashtë pengjeve të marra prej militantëve të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, që ka nxitur luftën në Gazë.
Hamasi është grup që udhëheq Gazën, i shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ushtria ka thënë përmes një deklarate të martën se forcat e veta kanë nxjerrë trupat përgjatë një operacioni të zhvilluar gjatë natës në jug të Gazës.
Ushtria ka thënë se janë nxjerrë trupat e Yagev Buchshtabit, Alexander Dancygut, Avraham Munderit, Yoram Metzgerit, Nadav Popplewellit, and Haim Perryit, pa e përmendur se kur apo si kanë vdekur.
Ky operacion është kryer teksa Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po tentojnë të ndërmjetësojnë një armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit, që mund të rezultojë me lirim të dhjetëra pengjeve të mbajtura prej Hamasit.
Hamasi ende besohet se mban rreth 110 pengje të zëna në sulmin e 7 tetorit.
Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreth një e treta e tyre kanë vdekur.
Si pasojë e sulmit të 7 tetorit, ushtria izraelite ka nisur ofensivë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.
Më shumë se 40.000 palestinezë janë vrarë prej atëherë, sipas autoriteteve lokale në Gazë./REL