Ushtria amerikane kryen bastisje në veri të Irakut, 15 anëtarë të ISIS janë vrarë

Ushtria amerikane kryen bastisje në veri të Irakut, 15 anëtarë të ISIS janë vrarë

Të paktën 15 persona janë konfirmuar të vdekur pas një bastisje që ka kryer ushtria amerikane në bashkëpunim me atë vendase në veri të Irakut.

Ansa shkruan se lajmi është konfirmuar nga komanda e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme, citon A2.

Ndërkohë, sipas ushtrisë amerikane, grupi terrorist ishte i pajisur me një arsenal armësh të rënda, granata, por edhe jelekë të mbushur me eksploziv.

Është e paqartë nëse ka pasur të lënduar mes ushtarëve amerikanë apo atyre irakianë gjatë kësaj ndërhyrjeje. Sipas komandës amerikane, nuk ka pasur asnjë të lënduar në radhët e civilëve.

Shpërndaje në: