Ushtari i Malit të Zi bën shqiponjën, deklarohet ministri i Mbrojtjes

Ushtari i Malit të Zi bën shqiponjën, deklarohet ministri i Mbrojtjes

Ushtari i ri i Malit të Zi, David Gorvokoviq, njëherit pjesëmarrës në misionin e NATO-s në Bullgari, kishte festuar Ditën e Flamurit të Shqipërisë, 28 Nëntorin, me ushtarë shqiptarë duke e bërë me duar shqiponjën dykrerëshe. Kjo ka ngjallur reagime në Mal të Zi.

“Pjesëtari i Ushtrisë së Malit të Zi bën ‘shqiponjën dykrenare’”, ka shkruar gazeta malaziase “Vijesti”.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, ka konfirmuar për “Vijesti” se informatat janë të sakta dhe se do të mësohen detajet për ushtarin, e po ashtu foli edhe për dy ushtarë të arrestuar të Malit të Zi në Kosovë, që kishin shkuar në Deçan ku në veturë kishin shkrimin “Kosova është Serbi”.

Shpërndaje në: