Ushtarët rusë ankohen për “dorën” që ua dha Koreja e Veriut: Ç’dreqin të bëjmë me këta kinezë m***?

Ushtarët rusë ankohen për “dorën” që ua dha Koreja e Veriut: Ç’dreqin të bëjmë me këta kinezë m***?

Zbarkimi në Rusi i afro 3 mijë ushtarëve koreanoverior, nuk është pritur mirë nga ushtarët rus.

Ata kanë ngritur shqetësime se si ushtarët e Koresë së Veriut do të komandohen dhe do të pajisen me municione dhe pajisje ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, në sajë të një investigimi të bisedimeve mes ushtarëve të Rusisë.

Ushtarët rusë flasin me përbuzje për ushtarët e ardhur të Koresë së Veriut, të koduar “Batalioni K”, në një moment duke iu referuar atyre si “mbreti kinez”. Në të njëjtin ekstrakt, një ushtarak përshkruan një tjetër që është ngarkuar të “takojë njerëz”.

“Ai është atje, por si të qëndrojë atje me sytë jashtë, si dreqin duhet. Ai erdhi këtu dhe thotë se çfarë dreqin të bëjë me këta ushtarë nga Koreja e Veriut”, dëgjohet nga audio, nga biseda e ushtarëve rus.

Audioja u përgjua nga kanalet ruse të koduara të transmetimit natën e 23 tetorit, sipas Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës. Analiza e Ukrainës e përgjimeve zbuloi se lëvizjet e trupave të Koresë së Veriut ishin planifikuar për mëngjesin e 24 tetorit, në zonën e kampit fushor në rajonin Kursk të Rusisë, ku Ukraina nisi një inkursion të befasishëm në fillim të këtij viti.

Përgjimet zbulojnë gjithashtu planet për të pasur një përkthyes dhe tre oficerë të lartë për çdo 30 ushtarë të Koresë së Veriut, gjë që ushtarët rusë dëgjohen në audio duke e dënuar si proces.

“E vetmja gjë që nuk e kuptoj është se duhet të ketë tre oficerë të lartë për 30 persona. Ku do i marrim ato? Ne do të duhet t’i tërheqim ata. Po ju them, nesër do të vijnë 77 komandantë batalioni, ka komandantë, zëvendëskomandantë e kështu me radhë”, thuhet në audion e përgjuar nga biseda e ushtarëve rus.

Koreja e Veriut ka thënë se çdo dislokim i trupave në Rusi është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por nuk ka konfirmuar vendosjen e vazhdueshme të ushtarëve. “Nëse ka një gjë të tillë për të cilën mediat botërore po flasin, unë mendoj se është një akt në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare”, tha Kim Jong-gyu, zëvendësministër i jashtëm përgjegjës për çështjet ruse, theksojnë mediat ndërkombëtare.

 

Shpërndaje në: