Ushtarët grekë vijnë në Kosovë, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel në kuadër të Forcës Rezervë
Një kompani me ushtarë grekë në kuadër të Batalionit të 2-të shumëkombësh të Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it, janë nisur nga Greqia për në kampin Bondsteel në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur faqja e ushtrisë greke, të cilët kanë thënë se krejt kjo është për të kontribuar në aftësinë e reagimit të menjëhershëm të NATO-s në rajonin e Kosovës.
“Batalioni i II-të Shumëkombësh i Rezervave Operacionale përbëhet nga Komanda Shumëkombëshe me një staf përkatës, e cila përbëhet nga personel nga Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania dhe komanda e së cilës deri në dhjetor 2024 mbahet nga vendi ynë.” – thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se kjo është hera e dytë që forcat greke vendosen në rajonin e Kosovës, pas vendosjes së tyre të mëparshme nga shtatori deri në dhjetor 2023, që ishte po ashtu në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Αναχώρηση Δύναμης του 2ου Πολυεθνικού Τάγματος της «Kosovo Force Operational Reserve Force»
Ανακοίνωση Τύπου➡️ https://t.co/T0nFd2vwYq
#ΕλληνικόςΣτρατός, #HellenicArmy pic.twitter.com/BUKTFvp223
— Γενικό Επιτελείο Στρατού-Hellenic Army Gen. Staff (@HAspokesman) June 21, 2024