Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullë në veri, publikojnë pamjet

Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullë në veri, publikojnë pamjet

Ushtarët finlandezë të misionit të KFOR-it kanë kryer patrullë rutinore përgjatë vijës kufitare administrative në veri.

Kështu ka bërë të ditur KFOR përmes një komunikate për media.

“Ushtarët inxhinierë finlandezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative për të analizuar kushtet aktuale të rrugëve dhe urave.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë” – thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: