Ushtarët e FSK’së me flamur të Kosovës në MB, në Ditën e Pavarësisë, Ambasada: Gati për ta nisur trajnimin e ukrainasve

Një ekip i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit “Interflex”, është shfaqur me flamurin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë, krah ushtarakave britanikë.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka shpërndarë fotografitë duke ka njoftuar se ky ekip tashmë e ka përfunduar trajnimin fillestar dhe është gati për të filluar me trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Autoritetet e Kosovës muajin e kaluar kishin njoftuar se kontingjenti i radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zbarkoj në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.
Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.
Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas, thuhej në njoftim.