Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë mbrojtjen e forcave në Prishtinë

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë mbrojtjen e forcave në Prishtinë

Ushtarët e Njësisë Multinationale të Përspecializuar (MSU), përkatësisht ata nga Republika Çeke dhe Moldavia, realizuan një ushtrim intensiv në bazën e MSU-së në Prishtinë.

Ushtrimi kishte për qëllim simulimin e një sulmi të jashtëm ndaj kazermave brenda bazës.

Në këtë stërvitje, kontingjenti ndërkombëtar demonstroi masat efektive të mbrojtjes së forcave dhe përgatitjen e lartë tekniko-taktike, duke treguar aftësinë për të neutralizuar çdo kërcënim të mundshëm.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të  të Bashkuara 1244 të vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Misioni i KFOR-it përfshin gjithashtu garantimin e lirisë së lëvizjes dhe sigurisë për të gjithë, pa asnjë dallim. Ky mision realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX)./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: