Ushtaraku amerikan dëshmon në rastin më të madh të Speciales, të pranishëm edhe tre përfaqësues të DASH

Ushtaraku amerikan dëshmon në rastin më të madh të Speciales, të pranishëm edhe tre përfaqësues të DASH

Steve Russell, oficer i amerikan i këmbësorisë, ka nisur dëshminë e tij në Speciale. Ai i ka konfirmuar deklaratat paraprake të dhëna pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Trupi gjykues i dhomave të Specializuara e ka aprovuar kërkesën që me të në sallë të jenë tre përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Parashtrimi i pyetjeve nga prokuroria ka nisur me pyetjet lidhur me çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë procesin e dorëzimit të armëve nga UÇK-ja te KFOR-i.

Prokurori Matthew Halling e pyeti dëshmitarin për një dokument ku tha se UÇK-ja përkushtohet për të mos i dëmtuar civilët. Tha se ka nënshkrim të Hashim Thaçit. E dëshmitari e konfirmoi dokumentin e më pas ai u pranua si provë materiale.

Shpërndaje në: