Ushqyerja me gji, çfarë duhet të dinë të gjitha nënat
Mes dobive të ushqyerjes me gji, është edhe reduktimi i rrezikut që nënat të preken nga kanceri i gjirit. Gjithë ato nëna që ushqejnë pesë muaj më shumë me gji fëmijën rrezikojnë 2% më pak që të preken nga ky llok kanceri.
Është kjo ajo që del nga një studim amerikan i zhvilluar nga American Institute for Cancer Research (AICR), me rastin e javës së ushqyerjes me qumësht gjiri, e cila përkon me javën e parë të gushtit.
Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit analizuan 18 studime të mëparshme.
Studimi sugjeron ndër të tjera se foshnjat e ushqyer me gji, kanë më pak mundësi të marrin peshë të tepërt gjatë rritjes, në raport me ata që ushqehen me qumësht artificial dhe që janë obezë, të cilët rrezikojnë 11% më shumë që të preken nga tumoret më të përhapura, shkruan noa.al, përcjellë Klan Kosova.
“Nuk është gjithmonë e mundur që nënat të ushqejnë me gji, por atëherë kur munden është e rëndësishme të dinë që ky proces mbron nga kanceri i gjirit qoftë ato, edhe fëmijën e tyre”, thotë drejtuesja e studimit Alice Bender.