Ushqimi që gatuhet në shtëpi është më pak kancerogjen

Ushqimi që gatuhet në shtëpi është më pak kancerogjen

Ushqimi i cili gatuhet në shtëpi ka sasi më të ulët të kimikateve që janë të lidhura me kancerin.

Gatimi në shtëpi është përsëri në stil dhe bërja e vakteve tuaja ju mbron nga kimikatet toksike të lidhura me problemet riprodhuese dhe kancerin, siç sugjeron një studim i ri.

Njerëzit që hanë më shumë ushqim të gatuar në shtëpi, kanë nivele më të ulëta të kimikateve kancerogjene dhe infertilitetin në trupin e tyre, zbulon studimi.

Shkencëtarët në Institutin Silent Spring zbuluan se njerëzit që hanin ushqime të gatuara më shpesh në shtëpi, kishin më pak nga këto kimikate të njohura si PFAS në trupat e tyre.

Këto kimikate mund të gjenden në shumë vende në mjedisin tonë, dhe futen në ushqimin tonë, veçanërisht në paketime të produkteve të caktuara, të tilla si mbështjellës të ushqimit të shpejtë.

Ekspozimi ndaj këtyre kimikateve, të cilat nuk prishen në mjedis apo trup, kanë qenë të lidhura me kolesterolin më të lartë, ndërprerjet e sistemit hormonal dhe imunitar dhe rreziqet më të larta të kancerit.

Ato gjenden në shumë ushqime, por jo në një përhapje të barabartë nga produkti në produkt, ndërsa gatimet në shtëpi janë më të mbrojtura.

Shpërndaje në: