Ushqimi i ushtarëve të FSK-së, Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot (e martë) do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Raportimi i ministrit të Mbrojtjes para anëtarëve të këtij Komisionit vjen në kohën kur është bërë çështje e diskutimi ushqimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë.
Mbledhja e Komisionit ku pritet të raportojë Maqdonci do të nisë në orën 10:00 në Kuvendin të Kosovës.
Ka tash e disa javë që është zbuluar skandali i tenderit për përgatitjen e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kompania e cila aktualisht ka tenderin për ushqim për ushtarët e FSK-së, kishte kontratë deri më 30 shtator të këtij viti.
Kontrata e re për ushqim nuk është nënshkruar ende dhe si rrjedhojë, për ushtarët e Kosovës po përgatitin ushqim kuzhinierët e huazuar nga Mensa e Studentëve në Prishtinë dhe nga kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Skandali me ushqimin e FSK-së, Kadrijaj: Shemsi Syla e Enver Dugolli kanë dorë në këtë punë