Ushqimet të cilët mund t’jua përmirësojnë jetën seksuale

Ushqimet të cilët mund t’jua përmirësojnë jetën seksuale

Stili i shëndetshëm i jetës i cili përfshin zgjedhjen e drejtë të artikujve ushqimorë dhe ushtrimi i rregullt mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale.

Njëkohësisht, disa artikuj mund të ndikojnë keq në gjendjen tuaj emocionale dhe mund të zvogëlojnë dëshirën seksuale. Studimet kanë treguar që artikuj të caktuar ushqimorë apo materie ushqyese luajnë rolin qenësor në forcimin e libidosë, theksojnë ekspertët.

Besohet që qarkullimi i mirë i gjakut është kyç për funksionin seksual te pjesëtarët e të dy gjinive, ndërkaq dredhëzat janë të pasura me antioksidantë të cilat forcojnë zemrën dhe arteriet. Janë të pasura me vitaminën C e cila përmirëson cilësinë e spermës.

Avokado është super-pemë e pasur me vitaminat E dhe B6, pastaj edhe me kalium. Këta përbërës shërojnë sëmundjen e zemrës dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Gjithashtu është e pasur me thartira yndyrore të pangopura të cilat janë të mira për zemrën, ndërkaq zemra e fortë dhe qarkullimi i mirë i gjakut janë bazë për seks të mirë.

Bademi përmban zink, selen dhe vitaminën E, të cila janë shumë të rëndësishme për shëndetin seksual dhe riprodhues. Seleni ndihmon te jofertiliteti, ndërkaq zinku është mineral i cili nxit prodhimin e hormoneve seksuale të mashkullit dhe forcon dëshirën seksuale.

Të pasura me zink janë edhe farat e susamit.

Disa artikuj të cilët shkatërrojnë dëshirën seksuale janë: alkooli dhe mishi i kuq, pastaj ushqimi i fërguar me yndyrë. Besohet se ato dobësojnë libidonë, zvogëlojnë dëshirën seksuale, shkaktojnë aromë të pakëndshme të trupit… Pos kësaj janë të dëmshme për zemrën dhe enët e gjakut.

Shpërndaje në: