Ushqimet të cilat ndihmojnë në rregullimin hormonal

Çrregullimet hormonale janë rezultat i çrregullimeve të sistemit endokrin, e për pasojë i gjithë organizmi pëson luhatje.
Duke qenë se hormonet kanë një rol jo pak të rëndësishëm për trupin e një njeriu është detyra jonë të kujdesemi që çdo funksion të kryhet si duhet! Nëse po pyesni veten si mund ta bëni një gjë të tillë është shumë e thjeshtë, mbani nje regjim të shëndetshëm ushqimor, shkruan Living.
Perimet e gjelbra si spinaqi, shpargujt dhe perime të tjera të gjelbra janë të pasura në antioksidues dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh që ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme
Vaji i kokosit është provuar shkencërisht se ka aftësinë të balancojë hormonet.
Bajamet – Këto fruta të thata janë provuar se rrisin prodhimin e hormonit adiponectinë në trup, përgjegjës për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Kanella– Kjo erëz mund t’ju ndihmojë të mbani lëkurën e pastër, balancon hormonet dhe përmirëson humorin. Përveç kanellës duhet të përfshini në dietë edhe erëza të tjera, sidomos ato pikante.
Avokado – Avokadot dhe yndyrat e shëndetshme tek frutat janë të mira kur bëhet fjalë për hormonet, pasi nxisin organizmin të prodhojë dhe qarkullojë hormonet në trup.