Ushqimet që stomaku i irrituar i toleron mirë

Ushqimet që stomaku i irrituar i toleron mirë

Sindroma e zorrës së irrituar është një çrregullim që shkakton dhimbje në stomak, gazra, diarre dhe kapsllëk, si dhe dhimbje pas ngrënies.

Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga kapsllëku ose diarreja, është mirë të kontrolloheni nga një mjek i specializuar.

Por, ka disa ushqime që mund t’i konsumoni e nuk do të shkaktojnë irritim më të madh:

Kosi

Kosi më i zakonshëm i pa ëmbëlsuar është i mirë për dhimbjet e stomakut dhe gazrat, por probiotikët e tij ndihmojnë edhe në diarrenë antibiotike. Kjo për shkak se kosi fut në trup bakteret e shëndetshme të stomakut, të cilat gjithashtu reduktojnë dhimbjet në zonë.

Uthulla e mollës

Mund të zgjidhë problemet e tretjes në rast se ato shkaktohen nga mungesa e acidit në stomak dhe duke qenë se është mjaft e fortë, mjafton të përzieni një ose dy lugë gjelle me ujë të ngrohtë dhe të shtoni pak mjaltë. Uthulla e mollës përmban gjithashtu vitamina B dhe C.

Orizi

Është një ushqim që tretet lehtë dhe rrit përthithjen e lëngjeve. Orizi, në rast diarreje, mund ta kthejë jashtëqitjen në një gjendje normale dhe gjithashtu ndihmon me një ndjenjë të pakëndshme në stomak falë niseshtesë që ngjitet në mukozën e stomakut.

Xhenxhefili

Mund të ndihmojë me të vjella ose të përziera. Përzieni fetat e xhenxhefilit me ujë të vluar dhe lëreni të zhyten për disa minuta. Sigurisht, mund të blini lehtësisht edhe çaj xhenxhefili.

Lëngu i aloes

Aloe Vera është një bimë që përdoret për të lehtësuar djegiet, por është e mirë edhe për acidet dhe sëmundjet e tjera të stomakut. Lëngu i Aloe Verës do të largojë gjithashtu toksinën nga trupi, por kini parasysh se mund të veprojë edhe si laksativ, në varësi të sasisë që pini.

Bananet

Ju pëlqejnë apo jo bananet, ato janë të mira për stomakun e shqetësuar dhe normalizimin e jashtëqitjes në rast diarreje. Bananet përmbajnë edhe kalium, i cili është shumë i dobishëm nëse nuk keni mundur të hani për një kohë për shkak të sëmundjes.

Kopër

Ka një përqendrim të lartë të antioksiduesve dhe funksionon shkëlqyeshëm kur shqetësohet nga gazrat dhe gjithashtu largon toksinën nga trupi. Thjesht hani gjysmë luge çaji fara kopër ose hani kopër të freskët kur vuani nga fryrja e barkut.

Shpërndaje në: